Anglezët shënuan fitore 5-3 ndaj Kosovës, por këta të fundit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe nuk u gjunjëzuan ndaj gjigantit evropian, por ia shënuan tre gola në shtëpi.
Për këtë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka mbetur i befasuar me ndeshjen ndaj Kosovës.
Southgate pranoi se skuadra e tij bëri gabime të dukshme, derisa e përshkroi ndeshjes si ”fantastike” dhe porositi tifozët kosovarë të jenë krenar me ”skuadrën e tyre”.
Ai tha se Kosova ka potencial për t’u kualifikuar në Euro 2020.