Trajneri i Kosovës merr përgjegjësinë e humbjes, por ja çfarë thotë për futbollistët

Trajneri i Kosovës merr përgjegjësinë e humbjes, por ja çfarë thotë për futbollistët

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas disfatës 5-3 ndaj Anglisë. Ai ka marrë përgjegjësinë e humbjes, por duke u shprehur tejet krenar me pjesën e dytë që e zhvilluan futbollistët e tij.

‘’Nuk ishte gola të lehtë [të anglezëve], ishin gola të mrekullueshëm. Luajtëm përballë një ekipi të jashtëzakonshëm, kundër njëri ndër ekipeve më të mira në botë. U përpoqëm të bënim gjithçka, kishim topin, humbëm topin, por Anglia kishte efikasitetin”, tha ai.

‘’Nuk ishte problem taktika mbrojtëse, ishte vetëm çështje loje. Mund të kemi pësuar gola për shkak të gabimeve të tjera, kemi bërë gabime të pafalshme. Në fund ky është rezultati dhe normalisht nuk jam i kënaqur”, ka shtuar Challandes.

KOMENTE