Të paktën 12 persona që prisnin të hipnin në një aeroplan në Turqi u lënduan pasi një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme tek dy aeroplanë dhe rrëzoi disa autobusë.
Udhëtarët që prisnin të hipin në aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Antalias, filmuan pamjet e stuhisë së fuqishme të shtunën, që shkaktoi rrëzimin e avionëve.
Një Airbus A321-231 dhe një Boeing 737-MAX8 u dëmtuan pas stuhisë së fuqishme.
Përveç kësaj, u dëmtuan edhe dy autobusë, dy minibusë, 2 ashensorë në aeroplan dhe një helikopter policie.