Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë me media edhe njëherë i ka bërë thirrje opozitës në Kuvend që të reflektojnë e të votojnë për bartjen e mjeteve prej 2.5 milion eurove si dhe buxhetin për vitin 2025, e kësaj radhe, përgjatë konferencën, në krah kishte edhe përfaqësues të Shoqatave, si Handikos, të Shurdhmemecëve, të të Verbërve, punëtorëve teknik të NPL “Tregu”, të pensionisteve, shoqërisë civile…, të cilët poashtu i kanë bërë thirrje opozitës për reflektim dhe votim për bartjen e mjeteve.
Kreu i komunës, Alban Hyseni ka thënë se edhe ky takim është thirr si nevojë urgjente për të bërë edhe njëherë thirrje publike në adresë të opozitës, të marrin pjesë në seancë të jashtëzakonshme që do të ftohet nga kryetari, e të votojnë pro bartjes së buxhetit, për të mos humbur ato mjete dhe për buxhetin për vitin 2025.
Hyseni tha se deri më tani kanë provuar në forma të ndryshme, përmes, konferencave, seancave, takimeve, ftesave me shkrim, ftesave joformale, për t’i bërë thirrje opozitës ta votojnë buxhetin në interes të qytetarëve, projekteve për qytetin, për subvencionimin e organizatave të ndryshme, mbështetje për kategori të ndryshme…
Edhe përfaqësues të organizatave, shoqatave të ndryshme, prezentë në këtë konferencë, të të parit të Gjilanit, kanë kërkuar nga opozita të reflektojnë mos ta bllokojnë votimin pro bartjes së mjeteve dhe buxhetit për 2025.
Përfaqësues të këtyre organizatave e shoqatave, të cilat janë prekur direkt nga mosvotimi i bartjes buxhetore, sepse nuk po munden t’i marrin subvencionet për ta e për rrjedhojë edhe nuk po munden me i zhvillua aktivitetet e tyre dhe po rrezikohet funksionimi i tyre, por edhe punëtorët e tregut që presin rritjen e pagave ashtu siç e kanë marr premtimin e zotimin, i bënë thirrje opozitës në një vijë me kryetarin e komunës.
Ata i kërkuan opozitës që të vijë në seancë e të votojë pro bartjes buxhetore.
Fatmir Shurdhani nga Handikos tha se nuk ka çfarë t’i shtojë asaj çfarë tha kryetari pos një apeli opozitës që të reflektojë, edhe atë jo për ne, por për qytetarët e komunës së Gjilanit, mos t’i lënë mjetet të pashfrytëzuar për nevoja të qytetarëve të komunës së Gjilanit.
“Jemi pro thirrjes së kryetarit, opozita të reflektojë e të votojë”, tha Shurdhani.
Edhe përfaqësuesja e organizatës pensioniste, aktivi i grave, Xhylsym Dindar, tha se e lut opozitë ta votojë bartjen e buxhetit, sepse përkundër që janë përfitues nuk po munden ti shfrytëzojnë ato mjete, sepse nuk po votohet. “Të mos të na kthehen paret në Prishtinë jemi duke prit që 10 muaj. Apel për anëtarët e kuvendit, ejani në mbledhje e votojeni buxhetin”, tha ajo.
Edhe nga përfaqësuesi i punëtorëve të tregut, Nexhat Veseli u bë thirrje në adresë të opozitës të votohet buxheti, sepse do të përfitojnë qytetarët e Gjilanit, jo vetëm ata si punëtor tregu,
Edhe nga shoqata e të verbërve, Bajram Spahiu u ka bërë thirrje opozitës ta votojë buxhetin
“Mesazh drejtuar opozitës, si LDK-së PDK-s, të bëhen të sinqertë në raport me kërkesat tona që i ka miratua vet dhe t’i bashkohen thirrjes tonë publike të jenë pjesë aktive ta mbështesin aprovimit e buxhetit që ka të bëjë kryekëput edhe me neve, si punëtorëve të tregut, poashtu edhe të shoqatave. I ftojmë publikisht për ti vënë kapak, të ulemi bashkë e të votohet buxheti”.
Shaban Terziu nga Shoqëria Civile, tha se është ide e qëlluar, sepse është mjerim që veç komuna e Gjilanit me mbet pa votim të buxhetit.
“Mjetet nuk janë as të pozitës as të opozitës por të qytetarëve, andaj të aprovojnë buxhetin”, tha ai.
A do ti përgjigjen kësaj thirrje opozita, mbetet të shihet. Kreu i Komunës foli për një seancë të jashtëzakonshme brenda këtyre dy ditëve, vetëm për këtë çështje. A do te merr pjesë opozita mbetet të shihet.
Përndryshe, më poshtë keni videon e konferencës. /2LONLINE/