Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije më 12 shkurt, rreth orës 19:25, në magjistralen Gjilan – Kamenicë në udhëkryqin e fshatit Topanicë ka ndodhur një vetaksident me fatalitet ku ka humbur jetën një person.
“Dyshohet se viktima M.K.SH, i lindur më 1968 , komuna Kamenicë, me veturën VW Passat, me tabela KS, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, humb kontrollin mbi automjetin dhe godet një objekt pran udhëkryqit”, ka thënë Hashani.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë se Kosovës dhe ndihma e shpejtë, nga mjeku në Emergjencë – Gjilan është konfirmuar vdekja e viktimës si pasojë e plagëve të pësuara nga aksidenti.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërgua në obduksion. Hetimet rreth këtij rasti të rënd është duke i udhëhequr Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.