Policia e Kosovës, stacioni policor në Kamenicë, ka pranuar një ankesë nga ankuesi, i cili ka raporton se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindin e tij, i cili e kishte goditur disa herë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Topanicë ndërsa lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron të hapet rast “Sulm” dhe ti referohet njësitit për dhunë në familje.