E kontrollon policia, i gjen marihuanëfotoilustruese

E kontrollon policia, i gjen marihuanë

Policia e Kosovës Drejtoria Për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve njësitet që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se te Sheshi “Xhavit Ahmeti” qe gjindtë afër shkollave të mesme në një kafiteri gjendet një person i dyshuar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me të shkuar aty kanë takuar te dyshuarin L. S. dhe gjatë kontrollit fizik të tij në pallton e tij është gjetur një sasi e substancës narkotike e dyshuar e llojit Marihuan.

Hashani tha se i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është sjell ne zyrat e Stacionit Policor. Hetuesit e DHTN-Gjilan kanë bërë matjen e substancës narkotike e cila ka peshuar 3.6 gram.

“I dyshuari është intervistuar prezencë të avokatit mbrojtës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i Shtetit I njëjti ka urdhëruara qe lënda pas kompletimit i dorëzohet ne procedurë te rregullt te njëjtit prokuror për hetime te mëtutjeshme”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

KOMENTE