Trajneri francez, Zinedine Zidane është kthyer të drejtojë “Los Blancos” marsin e kaluar pas shkarkimit të Santiago Solarit, një zgjedhje e guximshme, duke marrë parasysh situatën e klubit, që kishte mbetur pa asnjë objektiv pas eliminimit në 1/8-at e Champions nga Ajaxi.
Komentet e shumta të bërë nga tifozët e “Los Blancos” në rrjetet sociale kundër trajnerit francez, tregojne per nje pakenaqesi te thelle.
Sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar për Zizou pas largimit të Ronaldos. “Të metat e Zidane janë më të dukshme pa CR7…”.
“Zidane është i mbivlerësuar si trajner. Herën e parë ka marrë në dorë një skuadër të nivelit të lartë, tani nuk ka bërë asgjë më shumë se paraardhësi i tij”, komentoi nje tjeter tifoz.
“Është e pabesueshme si Zidane ka vendosur të bëjë një vetëvrasje në karrierën e tij duke u kthyer te Real Madrid dhe si kjo situatë është kaluar pa u vënë re deri tani”.
“E kanë kthyer Zidane për ta turpëruar, apo çfarë?”.
Ka pasur edhe nga ata që e kanë mbrojtur trajnerin: “Nuk është faji i Zidane, është faji i lojtarëve. Ky sezon është i vdekur për ne… mirupafshim Bale dhe Courtois!”.