Dhuna dhe dukuritë negative në ndeshjet sportive do të dënohen dhe kryesit e veprave do të marrin dënimin e merituar. Kështu të paktën duket, pasi pas më shumë se dy vitesh, ligji për parandalimin e dhunës në sport do të gjejë zbatim.
Burime brenda FFK-së bëjnë të ditur që do të ketë gjykim për ata që prishen rendin në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës që u zhvillua me 13 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me 2 prill në orën 9:00 në Gjykatën Themelore të Gjilanit do të mbahet seanca gjyqësore ndaj atyre që hodhën fishekzjarre dhe gjëra të forta në fushë.
Në atë ndeshje po zhvillohej loja e parë në stadiumin e rinovuar, për cka pritej edhe licencimi nga UEFA.
Fishekzjarret e hedhura nga tifozët e Dritës dhe disa sjellje të tjera quan deri në arrestimin e 12 personave, ndërsa u shty licencimi i stadiumit të Prishtinës, ku më pas do të mbante emrin e legjendës, Fadil Vokrri.
Pas përfundimit të ndeshjes, 12 tifoz të Dritës u arrestuan për këtë rast, shkruan Indeksonline.
Këtë ndeshje e fitoi Drita derisa u shty licencimi i stadiumit që sapo ishte rinovuar i Prishtinës, ku më pas do të mbante emrin e legjendës, Fadil Vokrri.