DYLON

Gjilani-Flamurtari,Trepça ’89-Drita, gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

Gjilani-Flamurtari,Trepça ’89-Drita, gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë
Avatar photo Elife Sherifi

Tashmë  është bërë delegimi i gjyqtarëve për ndeshjet e gjiros së 19 Ipko Superligës.

Alban Shala e ndanë drejtësinë në takimin Trepça ’89 – Drita, që do të zhvillohet në Mitrovicë. Ndërsa, përballjen që do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan mes Gjilanit dhe Flamurtarit do të referohet nga Selim Isufi.

Kurse, ndihmësit e tijë në këtë takim do të jenë Gëzim Mehmeti dhe Erduan Baliqi.Gjyqtar i katërt në këtë sfidë është caktuar Leutrim Mustafa.

EkoHigjiena

Takimi tjetër i klubit kampion Drita do të zhvillohet të dielën ora 13:00.

Derbi i kësaj jave është ndërmjet Feronikelit -Llapit dhe do e drejtojë Dardan Çaka me asistentët, Granit Hyseni dhe Benon Këpuska.

Në ballafaqimin e rivalëve të moçëm, Prishtina – Liria është deleguar Ilir Mehmeti.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.