DYLON

FIFA merr vendim: Chelsea nuk mund të transferojë lojtarë në dy afatet e ardhshme

FIFA merr vendim: Chelsea nuk mund të transferojë lojtarë në dy afatet e ardhshme
Avatar photo Elife Sherifi

Në një deklaratë, komiteti disiplinor i organit drejtues të futbollit botëror tha se Chelsea do të ndalohet nga “regjistrimi i lojtarëve të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për dy periudhat e ardhshme të plotë dhe të njëpasnjëshme të regjistrimit”.

Deklarata thotë: “Ky ndalim vlen për klubin në tërësi, me përjashtim të ekipeve të femrave dhe futsal, dhe nuk pengon lirimin e lojtarëve”.

Si rrjedhojë, Chelsea nuk do të lejohet të transferoj lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare. Ky vendim vjen nga FIFA pasiqë klubi anglez ka shkelur rregullat në lidhje me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

EkoHigjiena

FIFA gjithashtu ka gjobitur Chelsean me 460,000 funte dhe u ka dhënë atyre një afat prej 90 ditësh “për të rregulluar situatën e lojtarëve të rinj në fjalë”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.