Ngjyrat kuqezi nuk do të përhapeshin aq shumë në mbarë Evropën po të mos ishte tifogrupi i famshëm i kombëtares së Shqipërisë “Tifozat Kuq e Zi”.
Dita e sotme shënon një ngjarje të veçantë jo vetëm për anëtarët e këtij tifogrupi, por dhe për çdo shqiptar.
16 vite më parë u themelua ky tifogrup, duke shoqëruar në mënyrë të pandërprerë në çdo rrugëtim, në çdo aventurë skuadrën kombëtare të Shqipërisë.
Për shkak të angazhimit me ndihmat e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, aktiviteti për festimin e përvjetorit të 16-ë të themelimit të “TKZ” do të shtyhet në një datë tjetër.
Ky tifogrup bëri të famshme shprehjen “O sa mirë me qen shqiptar!”, e cila vazhdon të dëgjohet në shumë prej stadiumeve të huaja në çdo takim të kombëtares Kuq e Zi.