Tifo-grupi i Kombëtares së Shqipërisë, ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që mëngjesin e sotëm goditi Shqipërinë.
Tërmeti që pati epiqendrën në qytetin e Durrësit dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit, ka shkaktuar të paktën vdekjen e 6 personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
‘Tifozat Kuq e Zi’ përmes një njoftimi në rrjete sociale kanë treguar se janë mobilizuar dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë.