Ardian Azemi, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, në Gjilan
Para se me nis renovimin e shkollës, Drejtoria e Arsimit ne Gjilan dhe ajo e shkollës ka qenë dashtë me siguru transportin e nxënësve nga Shkolla Fillore ‘Abaz Ajeti’ deri tek Shkolla e Bujqësisë.
Mbi gjysme ore nxënësit e klaseve të dyta presin ne diell, ndërsa është vetëm një autobus i cili dërgon nxënës në shkollën e Bujqësisë ndërsa të tjerët presin, e kur vjen, shihni numrin e nxënësve.
Të gjithë e dine ku është shkolla e Bujqësisë dhe e njohin çfarë tereni është rruga. A mendoni se një nxënës i klasës së dytë ka mundësi me qëndru në këmbë?
Përgjegjësi e prindërve është me i dërgu fëmijët e tyre tek Shkolla ‘Abaz Ajeti’, aty kalojnë në përgjegjësi të shkollës.
Përmes këtij reagimi publik (sepse privat edhe e kam bërë), i bëjë thirrje DKA-së dhe drejtorisë se shkollës që sa më parë ta sigurojnë transportin e nevojshëm për nxënësit e shkollës. Nuk besoj se do te prisni derisa të lëndohet ndonjëri prej tyre për shkak të papërgjegjësisë suaj! /2LONLINE/