Kryetari i kësaj shoqate dhe iniciator i këtij projekti, Avni Behluli ka konfirmuar për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, se kanë marrë përgjigje pozitive nga kreu komunal i Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili i ka njoftuar ata se nga MASHT-i, tani më është lejuar themelimi i kësaj shkolle.
“Kërkesës për hapjen e një shkolle profesionale të arteve,i kishin paraprirë të gjitha parakushtet, në aspektin gjeografik, një shkollë e tillë i duhet Anamoravës, ka kuadro të mjaftueshme dhe ajo që është më e rëndësishme, ka një interesim shumë të madh të nxënësve për t’u regjistruar në profilet përkatëse”, ka thënë Behluli.
Ai tha se sa i përket kuadrit profesional, në Gjilan janë mbi 120 kuadro të profileve të ndryshme të kësaj natyre, nga të cilët, mbi 40 janë magjistra, kurse të tjerët në shkallë profesori.
Behluli thotë se që nga viti 1999 në Gjilan në kuadër të shkollës së mesme bujqësore “Arbëria”, kanë ekzistuar dy drejtime; dizajn grafik dhe dizajn mode, mirëpo ka pasur raste që edhe këto dy drejtime janë mbyllur.
Ai tha se shkolla profesionale e arteve pamore do të punon ende në lokalet e shkollës së mesme bujqësore ‘Arbëria’, por beson se shumë shpejt komuna e Gjilanit, do të bënë një zgjidhje që kjo shkollë të ketë kulm të vetin, pasi për këtë kanë marrë zotimin ehe të kreut të komunës.
Përndryshe, Behluli tha se për momentin janë pesë paralele, dy në klasën e X-të, dy në klasën e XI-të dhe një në klasën e XIII-të. Edhe në afatin që shkoi është kërkuar që të hapen më shumë paralele, mirëpo kjo është premtuar nga Drejtoria Komunale e arsimit që të bëhet këtyre ditëve dhe shumë shpejt do të shpallet konkursi edhe për dy drejtime të reja, ai i pikturës dhe i grafikës. /2lonline/