Kryeministri Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook për vendimin që u mor sot në lidhje me shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Ai shkruan se ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës së tij politike.
“Vendimi që kam marrë sot për transformimin e FSK në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme të tërë jetës sime politike”, shkruan Thaçi.
Ai thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës, është garanci e përjetshme për sigurinë e gjeneratave që do vijnë. “Krijimi i ushtrisë së Kosovës është garanca e përjetshme e sigurisë së fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi.