DYLON

Ministri dhe Komandanti i FSK-së pritën admiralin e NATO-s, Bruce Klingan

Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pritën sot, komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s, admiralin Bruce W. Clingan. Admirali Clingan përgëzoi ministrinë për FSK dhe FSK-në për të gjitha të arriturat dhe për punën e mirë që po bëjnë në mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Ministri Çeku e falenderoi admiralin Clingan për mbështetjen që NATO i ka dhënë MFSK-së dhe FSK-së përmes Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, si dhe me punën e shkëlqyer të KFOR-it si një Forcë stabilizuese në Kosovë.

EkoHigjiena

Ministri i FSK-së, Agim Çeku gjithashtu e informoi admiralin Clingan për zhvillimet e fundit, gjithashtu edhe me vendimin e sotëm të Qeverisë për të ardhën e FSK-së dhe theksoi faktin se këto zhvillime të reja janë në interesin më të mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare, transmeton TK..

Ministri Çeku e siguroi Admiralin Clingan se FSK-ja do të vazhdojë ti shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës, të jetë Forcë për të mirë në rajon dhe e cila do të zhvillohet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Ministri Çeku i kërkoi admiralit Bruce W. Clingan mbështetjen e NATO-s për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.