Oficerin e FSK-së Ismail Hoxha që është nderuar me shpatën e Nderit si kadeti-oficer më i mirë në Akademinë Mbretërore në Londër e ka uruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Në rrjetin e tij social Facebook Thaçi ka shkruar se kjo është dëshmi e gjallë se djemtë dhe vajzat e Kosovës janë garanci e ndritshme e të ardhmes së ushtrisë së Kosovës.
Postimi i Thaçit në Facebook:
“Urime Oficerit Kadet Ismail Hoxha nga Forcat e Armatosura të Kosovës për suksesin historik! Sot u dekorua nga Princ Charles me Shpatën e Nderit si ushtari më i mirë në akademinë më të mirë ushtarake në botë. Dëshmi e gjallë që vajzat dhe djelmoshat tonë në uniformë janë garanci e të ardhmes së ndritshme të ushtrisë sonë. Republika jonë do të mbrohet nga ushtarët më të mirë dhe më të dedikuar dhe ne do të jemi pjesë e NATO-s. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi.