DYLON

Preteni: Gjykatat duhet të fuqizohen

Avatar photo Redaksia

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe ta raportojnë korrupsionin, në mënyrë që kjo dukuri të luftohet sa më shpejt.

Ai ka bërë me dije se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është faktori kryesor që korrupsioni po vazhdon të mbetet i pazvogëluar dhe i pahetuar.

EkoHigjiena

Preteni për ‘Epokën e Re’ ka deklaruar se Kosova i ka të gjitha institucionet dhe legjislacionin gati të kompletuar për ta luftuar korrupsionin por, sipas tij, problemi kryesor është faktori njeri.

“Qytetarët nuk po bashkëpunojnë në nivelin e duhur dhe zyrtarët e mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk po ftohen të raportojnë për punën e tyre”, ka thënë Preteni, duke bërë thirrje që gjykatat në Kosovë të fuqizohen.(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Epoka e re”)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.