Presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka bërë thirrje që sa më parë të formohet qeveria e re.
“Tani duhet sa më parë që të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale. U bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike, që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të punojnë së bashku që ta kemi tranzicion të rregullt”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ja postimi I tij:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi që Kosova është e ndërtuar mbi themele të forta dhe ka demokraci të qëndrueshme, e cila i përgjigjet vullnetit të popullit si tërësi.
Tani duhet sa më parë që të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale. U bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike, që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të punojnë së bashku që ta kemi tranzicion të rregullt.
Duhet ta ruajmë rendin kushtetues, integritetin e sistemit të drejtësisë, paqen dhe stabilitetin.
Duhet të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të sjellim zhvillim e prosperitet për të gjithë. HTH