DYLON

Ismajli: Lajm i mirë hapja e xhamive në Gjilan

Ismajli: Lajm i mirë hapja e xhamive në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në konferencën me gazetarë pas takimit me Komitetin për menaxhimin e ermergjencave, ka thënë se gjendja është e qetë dhe po shkon drejtë normalizimit të plotë, fal përkushtimit të qytetarëve, të cilët kanë respektuar rekomandimet e shtetit.

“Sot në takimin e përbashkët kemi vlerësuar gjendjen e qetë dhe drejtë normalizimit. Kjo është bërë e mundur me përkushtimin maksimal të qytetarëve të Gjilanit dhe njëkohësisht me kujdestarinë e vazhdueshme të të gjitha institucioneve në nivelin lokal dhe regjional që këtë luftë me të panjohurën ta fitojmë së bashku. Edhe më tutje i kemi 27 raste aktive në Gjilan, mirëpo me shëndet të mirë dhe me simptoma të lehta, që janë duke e respektuar rregullin e vetizolimit”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai ka bërë të ditur se xhamitë e Gjilanit janë dezinfektuar me qëllimin që xhemati të jetë i sigurtë në kryerjen e riteve fetare.

EkoHigjiena

“Hapja e xhamive është lajm shumë i mirë për neve dhe për besimtarët”, ka shtuar Ismajli.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka thënë se në bazë të rekomandimeve dhe vlerësimeve që kanë dhënë ekspertët nga dita e djeshme janë hapur xhamitë dhe është një lajm shumë i gëzueshëm.

“Nga Komuna e Gjilanit është bërë dezinfektimi i të gjitha xhamive dhe njëkohësisht nga shtabi emergjent i Gjilanit është furnizuar me material mbrojtës. Ne tashmë jemi në koordinim të plotë me imamët dhe me të gjithë nëpunësit që gjithçka do të shkojë mirë deri në kthimin e normalitetit të plotë. Sot do të falet normalisht namazi i xhumasë, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore”, ka thënë kryetari Aliu.

Ndërsa, në adresimin para mediave, komandanti i Stacionit të Policisë, Alban Ramushi, ka konfirmuar gjendjen e qetë dhe stabile në aspektin e sigurisë dhe patrullime të shtuara në kuadër të mbikëqçyrjes dhe kontrollit edhe te personat e infektuar, të izoluar dhe kontrollimin e hyrje daljeve në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.