Ka përfunduar takimi në mes të këshilltarit kryesor të kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe atij të presidentit francez, Emmanuel Macron me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi, presidenti Hashim Thaçi, në një deklaratë për medie, ka thënë se këshilltarët e Merkelit dhe Trumpit kanë biseduar për aktualitetin politik në vend dhe rajon.
Thaçi ka thënë se në këtë takim ka kërkuar fillimisht të hiqen vizat, pastaj të mendohet për përfshirjen e Bashkimit Evropian (BE) në procesin e dialogut me Serbinë.
“Fillimisht BE-ja duhet ta nxjerr vendimin për liberalizimin e vizave, pastaj të mendoj se a ka kapacitete, hapësirë, vizion dhe lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizim e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nga ajo që unë kuptojë dhe shoh, BE-ja sot është plotësisht e papërgatitur për fazën e dytë, ndërsa për të parën gjithashtu ka menduar në mënyrë elegante ta tejkalojë çështjen e liberalizimit të vizave për të hyrë në një proces krejt të pasigurt, të panjohur dhe të pafuqishëm për të arritur ndonjë marrëveshje, e lere më për të implementuar atë”, është shprehur Thaçi, raporton “Epoka e re”.
Presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të ulët në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pa u hequr vizat nga Bashkimi Evropian.
“Përderisa nuk ndodh liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, se paku unë si president i vendit nuk ulëm në tavolinë në Bruksel, sepse nuk e meriton këtë kreditë të ia jap Brukselit. Ne meritojmë vizat, pastaj shohim për hapat e tjerë”, ka thënë Thaçi.
Për më tepër: Epoka e Re