Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes rrjetit social Facebook sot ka thënë se tani pas pranimit të Kombëtares së Kosovës në familjen botërore të futbollit, FIFA, shumë shpejt edhe një futbollist kosovar do të fitojë Topin e Artë. “Jam i bindur qe në të ardhme të afërt edhe futbollistë nga Kosova do të fitojnë Topin e artë!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Dje mediet botërore raportuan për dy lajme sportive, pranimin e Kombëtares kosovare ne familjen botërore të futbollit duke mundësuar fillimisht lojërat miqësore për Kosovën si dhe fitoren e Topit të artë per Cristiano Ronaldo, një lojtar i dashur edhe për djalin tim Endritin”, ka shkruar më tej.
Ndërsa në fund të shkrimit të tij në FB, kryeministri ka ftuar gjithë futbolldashësit që të përkrahin përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet miqësore.