DYLON

Loret Sadiku i gatshëm të luajë për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në ligën e Suedisë, Loret Sadiku, i cili është anëtar i Helsingborgut, ka shprehur gatishmërinë që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet miqësore ndërkombëtare. Ky futbollist kohë më parë u pajis me pasaportë shqiptare për t’u bashkuar me kombëtaren kuqezi, të drejtuar nga Giani de Biasi, mirëpo deri më tash nuk ka debutuar ende, derisa më herët ishte pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses suedeze.

“Dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im. Kam dëshirë që të luaj dhe do ta presë një ftesë”, ka theksuar Sadiku për “Arenën”.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se është i gatshëm të kthehet për Kosovën qysh tash e jo ta presë pranimin e plotë. “Jam i gatshëm të luaj për vendim tim qysh tani. Edhe pse do të jenë vetëm miqësore do të luaj dhe vetëm pres ftesë nga trajneri”, ka shtuar Sadiku.

Në anën tjetër përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, e ka mirëpritur deklaratën e këtij futbollisti dhe e ka vlerësuar si një futbollist tejet të nevojshëm për përfaqësuesen. “E njoh mirë Loretin personalisht dhe më vjen mirë që i ka folur këto fjalë. Si ai, ashtu edhe të gjithë lojtarët e tjerë janë të mirëseardhur të luajnë për Përfaqësuesen tonë. Megjithatë, fillimisht lojtarët duhet të bisedojnë me klubet dhe Përfaqësueset ku luajnë. Ata do të rikthehen të luajnë për Kosovën por kjo duhet të bëhet me rregulla të plota”, ka thënë Bunjaki.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.