Me rastin e 4-vjetorit, vendimit të GJND për Pavarësinë e Kosovës, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka uruar gjithë ata që u përfshinë në këtë proces. Me anë të një statusi në Facebook, Thaçi, poashtu ka vlerësuar se Kosova po vazhdon rrugëtimin e pamohueshëm, atë drejt anëtarësimit në në familjen e shteteve Euro-Atlantike.
Më poshtë po ju sjellim postimin e plotë të kryeministrit Thaçi:
Sot u bënë 4 vjet prej përfundimit të procesit historik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me të cilën u konfirmua legaliteti dhe legjitimiteti i Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Falënderojmë me dhjetëra shtete dhe qindra juristë, ekspertë dhe të tjerë nga mbarë bota që u përfshinë në këtë proces shumë të rëndësishëm për legjitimitetin e shtetësisë sonë. Tani Kosova u njoh nga 107 shtete dhe vazhdon rrugëtimin e vet të pamohueshëm drejt anëtarësimit në familjen e shteteve Euro-Atlantike.