DYLON

Shaqiri do të mund ti thoshte Po, Juventusit!

Avatar photo Redaksia

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, duket se e ka përnjëmend ta lëshojë ekipin e Bayernit nga Munihu, kampion i Bundesligës. Futbollistin shqiptar e kërkojnë Roma, Liverpooli, Juventusi, Monaco etj. por ende nuk ka vendosur se ku do të shtegtojë për edicionin e ri ose do të qëndrojë në Bayern! Shaqiri, ndryshe reprezentues i kombëtares së Zvicrës, tha se është një mundësi e mirë Juventusi!

“Jam me pushime dhe nuk e di ende se çfarë do të ndodhë. E vetmja gjë e sigurt është se unë kam një kontratë me Bayern Monako deri në vitin 2016”, ka thënë Shaqiri për të përditshmen italiane dhe e afërt me Juventusin “Tuttosport”. Ai ka kontratë deri në vitin 2016 me bavarezët, pro nuk është i kënaqur me minutat e lojës që ka pasur në edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

EkoHigjiena

Ai është në pushime dhe sipas tij nuk ka ndonjë informacion nëse menaxheri i tij është duke biseduar me Juventusin.

“Nuk e di nëse ka ndonjë kontakt me ‘Bianconeri’ po ashtu edhe me Liverpoolin dhe Monacon. Juve mund të jetë një alternativë e mirë, dhe e njëjta vlen edhe për Liverpoolin dhe Monaco”, thotë Shaqiri.

Ai vlerëson lart Juven dhe thotë se është klub i madh. “Juventus është një klub i madh, cili lojtar nuk do të dëshironte të luaj aty? Unë jam i Bayernit, por unë nuk do të shoh Juventusin si një hap prapa për karrierën time” , ka thënë Shaqiri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.