Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar në profili ne tij n ëfacebook se në një takim bilateral që kishin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin, diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor
“E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, ka shkruar Thaçi.
Ja postim i i plotë:
Para Samitit të Berlinit, bashkë me zëvendëskryeministrin Pacolli, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.
Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku.
Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës.
E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel. HTH