• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Haradinaj: Rast i mirë ta forcojmë lidhjen tonë bilaterale që e kemi Kosovë – Gjermani

Redaksia 2LONLINE 29 Prill, 2019 2 min
 Haradinaj: Rast i mirë ta forcojmë lidhjen tonë bilaterale që e kemi Kosovë – Gjermani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me bashkatdhetarët tanë në Berlin, ku po qëndron për të marrë pjesë në Takimin e lartë të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar angazhimin dhe rolin e madh që diaspora jonë në Gjermani ka luajtur nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë.

Ai ka theksuar se Gjermania ka ofruar trajtim dhe mikpritje për njerëzit tanë në kohërat më të vështira sociale, ekonomike dhe të sigurisë. Kryeministri Haradinaj ka shprehur bindjen dhe angazhimin e institucioneve që këtë gjest miqësor të këtij vendi mik ta vlerësojmë dhe respektojmë gjithnjë.
“Andaj ju falënderoj ju dhe shtetit gjerman që po vazhdon të mbaj qëndrim konsistent, që të mos dëmtohet integriteti territorial dhe shtetësia e Kosovës. Vizita zyrtare në Berlin dhe ky takim është rast i mirë ta forcojmë lidhjen tonë bilaterale që e kemi Kosovë – Gjermani. Sfida dhe vështirësi kemi mjaft, por Kosova do të ecë përpara dhe besoj që edhe nga ky takim i sotëm do të dalim edhe më të konsoliduar si Kosovë, në planin rajonal dhe global”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu kryeministri Haradinaj ka theksuar se diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë e ekonomisë tonë dhe tani, model i suksesit dhe të arriturave.
“Si Kryeministër i vendit ndjehem krenar kur shoh futbollistë të ligave europiane, pushtues të top listave muzikore, arkitektë, artistë, inxhinier, mjekë, ndërmarrës të zot, që jo vetëm na bëjnë krenar për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar flamurin dhe identitetin tone”, shtoi kryeministri Haradinaj duke thënë se falë tyre, bota e njeh realitetin tonë, realitetin që populli ynë ndanë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane.

Etiketa:Berlin Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti udhëtoi për në Berlin, pritet të ketë takim me kancelarin Scholz

4 Maj, 2022

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

27 Prill, 2022

23 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, Haradinaj: Artisti e luftëtari që jetën ia fali Kosovës

11 Prill, 2022

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

22 Mars, 2022

Fondit të Sigurisë i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim

6 Mars, 2022

Kryeministri Kurti: E kemi dënuar dhe dënojmë fuqishëm agresionin rus

3 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com