Një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të zhvillohet sot në Bruksel, ku të dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, si zakonisht do të takohen në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton.
Tema të dialogut të ri do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së pjesës veriore të Mitrovicës, transmeto RTK.
“Në Bruksel do të takoj homologun tim nga Serbia, me të cilin do të diskutoj për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, që ndërlidhet me fushën e drejtësisë. Unë do të këmbëngul që të arrihet pajtueshmëri për modalitetet e fillimit të zhbërjes së strukturave ilegale në fushën e drejtësisë dhe integrimin e tyre në sistemin legal të Republikës së Kosovës. Shpresoj në arritjen e një marrëveshje të tillë”, ka shkuar kryeministri Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook.
Të dy kryeministrat të hënë vonë morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për Kosovën.