Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacione dhe t’i edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Çdo vit, kjo fushatë nis më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri.
Fushata, gjithashtu ofron informacione dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.
Në vitin 1993, Fondacioni i Kërkimeve për Kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë, që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit.