Duhet të theksohet se gjendja shpirtërore dhe mendore mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, si stresi, mjedisi, gjumi, çrregullimet e humorit, por edhe mangësitë në ushqim.
Prandaj është me rëndësi të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, si:
1.Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash thelbësore, të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni për shembull, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe studiohen për uljen e nivelit të depresionit.
2.Çokollata e zezë – çokollatat me qumësht mund të përmbajnë përbërës të shtuar si sheqer dhe yndyrë, prandaj është më mirë të zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer të shtuar dhe përmes shijes, cilësisë dhe aromës ndikon te përmirësimi i humorit.
3.Ushqime të fermentuara – (kos, turshi) përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen e aparatit tretës, pasi ndikojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja dhe mund të rrisin nivelit e serotoninës.
4.Bananet – janë të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.
5.Tërshëra – është një burim i shkëlqyeshëm fibrash. Konsumi në mëngjes siguron humor të mirë dhe energji.
6.Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.
7.Kafeja – është pija më e njohur sot në botë, që duket se e bën botën më të lumtur. Kafeina parandalon lodhjen dhe rrit përqëndrimin. Për më tepër, ndikon çlirimin e neurotransmetuesve që nxisin humorin, si dopamina dhe norepinefrina.
8.Fasule dhe thjerrëza – përveçse janë të pasura me fibra dhe proteina me bazë bimore, janë plot me lëndë ushqyese. Ato janë burim i shkëlqyer vitaminave B, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.