Sot, në lokalet e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë, u mbajtën garat e recitatorëve, aktivitet ky për nder të 7 marsit, ditës së mësuesit, që u organizua nga drejtoria Komunale e Arsimit (DKA).
Sipas drejtorit të DKA-së, Agim Shkodra, në këtë aktivitet nxënësit nga të gjitha shkollat morën pjesë dhe shfaqen aftësitë e tyre në interpretim të poezisë shqipe.
“Pesë vendet e para nga Shkolla e Mesme do të marrin pjesë në garat e radhës të nivelit regjional, që do të mbahen në fund të këtij muaji në Viti. DKA falënderon dhe uron për suksese të mëtutjeshme të gjithë nxënësit e komunës sonë”, ka thënë Shkodra.