Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bujar Nevzati, ka thënë se në të gjitha shkollat ku është paraparë që të fillon provimi i maturës ka filluar sipas parashikimeve dhe se gjatë inspektimit është parë se procesi po shkon mirë dhe nuk ka kurrfarë problemesh.
I pari i arsimit gjilanas, tha se provimit në afatin gushtit iu kanë nënshtruar 587 nxënës dhe se gjatë inspektimit që ka bërë në të gjitha këto shkolla ky proces po shkon mbarë.
“Ne si drejtori i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për testin e maturës dhe deri më tani nuk ka pasur as problem”, tha Nevzati.
Ndryshe, Nevzati i ka uruar nxënësit që të kenë rezultate sa më të mira duke thënë se testi i maturës do të jetë një test i dijes që nxënësit e kanë marr gjatë shkollës së mesme.
Nevzati beson që nxënësit në këtë afat ata do të tregojnë rezultate shumë më të mira se afatin e kaluar, pasi përveç përgatitjeve me kohë nga ana e Ministrisë, është vërejtur edhe një mobilizim i madh nga ana e shkollave, nxënësve, mësimdhënësve, por edhe nga ana e prindërve./2lonline/