Shkruan: Murat Mustafa
Para disa ditëve është mbajtur testi i maturës, ndërsa dje është mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë. Në javën tjetër mbahet edhe pjesa e dytë.
MASHT-i, ka bërë analizë se çfarë rezultate po prodhojnë këto testime?? Cilat janë anët negative dhe pozitive të këtij testi??
Këta ekspertët e arsimit po thirren në praktikat e shumë vendeve, atëherë le të afrohen deri në Shkup, dhe t’i pyesin zyrtarët në Maqedoni, pse e keni largu këtë format!
Maqedonia në vitin 2017 e ka largu testimin e nxënësve në këtë format.
E kane largu sepse edhe atje kanë veprua si ne Kosovë, pra edhe atje ka pas kopjim masiv, dhe kur kanë bërë analizë, e kanë konstatuar se ky test është i padobishëm.
Për mendimin tim, edhe tek ne në Kosovë duhet të largohen këto lloj testimesh, të mbetet vetëm vlerësimi në shkollë.
Nëse nuk ka mundësi të largohet sepse ka përfitime materiale, atëherë të bëhet online, të paktën edhe nxënësit përfitojnë me këtë format.
Më shumë që testohen nxënësit në Kosovë, nuk testohen në asnjë vend!
Brenda një viti shkollor nxënësi është testuar 3 herë, në 3 perioda.
4 vite, nga 3 perioda testime, 12 herë testim të nxënësve. Dhe në fund një testim kamikazë dhe skandaloz, që demotivon, shqetëson dhe shkatërron fëmijët!
Nxënësit janë të demotivuar kur e kanë kuptuar se si po shkon ky lloj testimi!
Nxënësit të shqetësuar pa nevojë dy javë para testit, se si do t’i arrij rezultatet e larta!
Nxënësit po shkatërrohen nga disa administrues/ profesor të “çmendur” dhe të “krisur”.
Këta të parët vijnë e kërcënojnë administruesit me largim nga puna, dhe ndëshkim (normal kjo shitet tek disa profesorë pa dinjitet) nëse nuk shkon si duhet testimi!
Pastaj këta i kërcënojnë nxënësit me largim nga testi!
Pra këta të “krisur” i “çmendin” fëmijët ende pa filluar testimi!
Në hyrje të shkollës kur të fillon kontrolli me “detektor” e fizikisht.
Të japin përshtypje që fëmijët po fusin dinamit në shkollë, e jo që po testohen.
Pastaj në klasë duke iu mbajtur ligjërata se si mund të largohen nga testi, nëse veç e ktheni kokën mbrapa. Ne tualete nuk duhet me shkua, e shume mendime te krisura.
Pra me këtë kulturë të “disa” administruesve që s’kanë dinjitet, qysh në fillim të testimit fëmijët trishtohen nga këto sjellje.
Si të koncentrohen pastaj, dhe të marrin rezultate të mira?
E kam fjalën për fëmijë të edukuar dhe të arsimuar, se për ata që nuk iu ka interesuar mësimi për 4 vite, nuk kemi çka të shkruajmë.
Reflektoni! /2LONLINE/