DYLON

Komuna e Gjilanit subvencionon 20 persona me aftësi të kufizuara që do të angazhohen në biznese lokale

Komuna e Gjilanit subvencionon 20 persona me aftësi të kufizuara që do të angazhohen në biznese lokale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se 20 persona me aftësi të kufizuara do të angazhohen në bizneset lokale në periudhë kohore prej 1 viti dhe subvencionim mujor në shumë prej 300€ nga komuna e Gjilanit, si dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve dhe mundësi të rritjes së pagës nga kompania që angazhohet.

“Tejet i lumtur që bizneset lokale iu përgjigjën thirrjes tonë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Për t’i njoftuar nga afër, realizuam vizita në disa nga bizneset prodhuese/përpunuese në komunën tonë të cilat kanë shprehur gatishmëri për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si “Bujana Produkt”, “Palma”, “RC Cola” dhe “Albimi”,  ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai u shpreh falënderues ndaj bizneseve të cilat e mirëpritën thirrjen e komunës,  që përpos punësimit e përvojës, iu hap dyert për mundësi të reja, integrim e pavarësi financiare.

“U bëjmë thirrje të na bashkohen edhe bizneset tjera lokale, për përfshirje sa më të madhe në punësim të këtij komuniteti”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.