Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministrin, Edi Rama ku ka shprehur solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ka ofruar ndihmën e pakursyer për tejkalimin e situatës.
Ja postimi i plotë
Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH