Disa dridhje toke janë ndjerë në Prishtinë. Një tërmet goditi vendin rreth orës 17:32 minuta. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në veri të Kosovës, saktësisht në Zubin Potok.
Magnituta e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit, teksa nuk raportohet për ndonjë dëm të mundshëm.
Një gjë e tillë është lajmëruar edhe nga faqja EMSC, e cila merret me regjistrimin e tërmeteve.
Dridhjet janë ndjerë edhe në Tiranë, ndërkohe ende nuk dihet epiqendra dhe fuqia e tërmetit.