Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si: “sulm në tentativë”, ku në fshatin Koretishtë të Novobërdës është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Serb, i cili pas një konflikti verbal ka tentuar ta sulmojë me sëpatë gruan e tij, viktimën, K/Serbe.
Sipas raportit policor, i dyshuari është me probleme psikike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes.