/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur në rrugën “Hysen Tërpeza”, në Gjilan. Sipas tij, viktima, shtetas i Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpi së bashku me djalin e tij, tani të dyshuar, fillimisht kishin pas një mosmarrëveshje për çështje familjare pastaj në shenjë revolte i dyshuari, djali i tij, kishte tentuar që me forcë ta largojë nga shtëpia prindin e tij, me pretendimin se shtëpia ishte pronë e tij.
“Gjatë përpjekjes për ta larguar nga shtëpia, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore prindit të tij i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Rasti procedohet në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2L ONLINE/
fotoilustruese