DYLON

Kërkojnë nga Qeveria marrjen e vendimit për fillimin e grumbullimit të premiumeve

Avatar photo Redaksia

Në takimin e kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Këshilli përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore vendosi t’i dërgojë Qeverisë kërkesën për marrjen e vendimit për fillimin e grumbullimit të premiumeve.

Ministri Rrahmani tha se Ministria e Shëndetësisë, bashkë me disa ministri dhe agjensione të tjera, i ka kryer përgatitjet teknike që, pas marrjes së vendimit nga ana e ekzekutivit të vendit, të mund të fillohet me mbledhjen e premiumeve.

EkoHigjiena

“Ne si Ministri e Shëndetësisë i kemi kryer përgatitjet tona, ndërsa i takon Qeverisë që t’i vlerësojë proceset që i kemi zhvilluar dhe nivelin e përgatitjeve, për të sjellë pastaj vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore”, tha Ministri Rrahmani.

Anëtarët e Këshillit u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit , për të cilët do të ketë një fushatë informuese, që të njoftohen përmes institucioneve përgjegjëse për procesin e sigurimeve shëndetësore, duke shfrytëzuar mekanizmat e MSh-së dhe të Agjensionit të Financimit Shëndetësor për të marrë informata burimore rreth procesit, bashkëpunim dhe mirëkuptim për seriozitetin e këtij procesi dhe, gjithashtu, u bëhet thirrje individëve dhe subjekteve të ndryshme politike, që të mos e keqpërdorin ndjeshmërinë e këtij procesi të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit, për të shkaktuar paqartësi dhe dezinformim rreth sigurimeve shëndetësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.