Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës. Një studim i kohëve të fundit sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës.
Gjetjet e studimit janë të rëndësishme sepse tregojnë se është në dorën e njeriut për të shmangur probleme serioze me trurin në të ardhmen.
Dëmet që shkakton tensioni i gjakut në tru
Truri është i mbushur me enë të imëta gjaku që transferojnë oksigjenin dhe ushqyesit e nevojshme tek qelizat nervore.
Tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme të fortë në këto enë të imëta. Efektet e dëmshme e të njëpasnjëshme shkaktojnë probleme të mëdha në funksionet e trurit.
Rrjedhimisht, sa më agresiv të jetë trajtimi kundër tensionit të lartë të gjakut, aq më i mbrojtur është truri nga dëmet e pakthyeshme.
Pas një moshe të caktuar, ulja e tensionit në nivele normale bëhet e vështirë. Vështirësitë janë të mëdha pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik