“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilinën shihet vozitësi duke drejtuar automjetet e tij në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që ta identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/