Drejtues të Teatrit të Gjilanit kanë bërë me dije se të mërkurën, më 25 dhjetor, nga ora 20:00, vjen premiera e shfaqjes “Jam unë ajo” – një rrëfim artistik mbi tema që shoqëria shpesh i anashkalon.
Dija dhe Vesa – dy gra, dy fate të ndara, por me një barrë të përbashkët: depresioni pas lindjes. Ato përballen me një realitet të pamëshirshëm, ku pritshmëritë sociale fshehin plagët e padukshme. Ky është një udhëtim emocional që zbërthen tabutë, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të ndjeshmërisë dhe fuqisë njerëzore.
JAM UNË AJO
Autore: Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj
Regjia: Erson Zymberi
Aktorë: Semira Latifi dhe Tringa Hasani
Skenografia: Bekim Korça
Kostumet: Njomëza Luci
Koreografia: Gjergj Prevazi
Muzika: Tomor Kuçi
Dizajni i ndriçimit: Burim Baftiu
Shfaqja është projekt individual nga Valmira Thaqi dhe përkrahet nga Minsitria e Kulturës, Komuna e Proishtinës dhe Kosmonte Food.
“Ky rrëfim është i yti, i imi, i të gjithëve. Mos e humbisni”, thuhet në fund të njoftimit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit. /2LONLINE/