DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka intervistuar 46 persona

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka intervistuar 46 persona
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 16 – 22 dhjetor 2024, ka pranuar gjithsej tridhjetë (30) kallëzime penale.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena
  • gjashtëdhjetedy (62) aktakuza, ndaj gjashtëdhjeteshtatë (67) personave,
  • tridhjetetetë (38) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • tri (3) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
  • katër (4) ankesa,
  • katër (4) persona të ndaluar,
  • katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj katër (4) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzetegjashtë (46) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.