Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, së bashku me Drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familajre (QKMF), Arbenita Hajdari, po marrin pjesë në tryezën me temë: ‘Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat’, organizuar nga komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje janë akterët relevantë, duke filluar nga zv/ministri i shëndetësisë z. Arsim Berisha, znj. Fatmire Kollçaku, kryetare e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, deputetë, drejtorë të drejtorateve, drejtorë të QKMF-ve, përfaqësues të AQH-së etj.
Zonimi, digjitalizimi i kartelave mjekësore, një mjek familjar për dy mijë banorë, ngritja e vazhdueshme profesionale e stafit shëndetësor, e në veçanti mungesa e theksuar e stafit profesional shëndetësor, nëpër qendrat e kujdesit primar shëndetësor, janë disa nga temat që me prioritet po diskutohen në këtë tryezë.
Të gjithë pjesëmarrësit janë njëzëri që të rritet përkushtimi për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore profesionale kundrejt pacientëve. /2LONLINE/