DYLON

Aurora Osmani – Buca, pjesë e kryesisë qendrore të PDK-së

Aurora Osmani – Buca, pjesë e kryesisë qendrore të PDK-së
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues ku edhe është votuar Kryesia e Re dhe pjesë e kësaj kryesie, nga sot e tutje, është edhe Aurora Osmani Buca, aktualisht nënkryetare e Degës së PDK-së në Gjilan.

“Pas besimit që më është dhënë kohë më parë për të udhëhequr një drejtori komunale, më pastaj pas besimit për të qenë nënkryetare e PDK-së këtu në Gjilan, nga sot do të jem pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në nivelin qendror”, ka bërë me dije Aurora Osmani Buca, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ajo theksoi se është e natyrshme e normale që në momente të tilla të veçanta, ndjenjat të jenë të përziera, e nuk gjendet një emërtim adekuat për t’i shfaqur ato.

“Kjo ndodh për shumë arsye, mes ndjenjës së përgjegjësisë, krenarisë, triumfit, skepticizmit, pyetjes se a do të jem mjaftueshëm i/e mirë, kontributit e përkushtimit, angazhimit e falënderimit, mirënjohjes e duartrokitjes, krijohet një tërësi e miksuar, e të cilën e kuptojnë drejtë vetëm ata që shohin përtej vetes, e përpara atributeve të rastësishme, kanë një platformë fantastike e serioze”, ka thënë ajo.

Aurora Osmani Buca shtoi se përtej kësaj nuk ka çka të shtojë, për t’u shprehur falënderues ndaj kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe ndaj kryetarit të Degës së PDK-së, në Gjilan, Riad Rashitit.

Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK):

  1. Memli Krasniqi, Kryetar
  2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
  3. Bedri Hamza, Nënkryetar
  4. Uran Ismaili, Nënkryetar
  5. Agim Aliu, Nënkryetar
  6. Shaqir Totaj, Nënkryetar
  7. Besianë Musmurati, Nënkryetare
  8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
  9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
  10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
  11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
  12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
  13. Enver Hoxhaj
  14. Rrahman Rama
  15. Jakup Nura
  16. Sokol Bashota
  17. Evgjeni Thaçi – Dragusha
  18. Nexhat Demaku
  19. Besa Kabashi – Ramaj
  20. Zenun Pajaziti
  21. Valdete Idrizi
  22. Elmi Reçica
  23. Mërgim Lushtaku
  24. Ferat Shala
  25. Fehmi Mujota
  26. Petrit Hajdari
  27. Eliza Hoxha
  28. Ganimete Musliu
  29. Blerta Deliu – Kodra
  30. Ariana Musliu – Shoshi
  31. Floretë Zejnullahu
  32. Blerand Stavileci
  33. Luljeta Veselaj – Gutaj
  34. Muhamet Haliti
  35. Kujtim Gashi
  36. Safete Hadërgjonaj
  37. Genc Prelvukaj
  38. Kurtan Kajtazi
  39. Bekim Azizi
  40. Përparim Gruda
  41. Arben Mustafa
  42. Aurora Osmani – Buca
  43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
    · Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
    · Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së