Në Viti është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave për aftësim profesional, ku 10 të rinjë vitias pos që janë aftësuar kanë përfituar edhe pakot e pajisjeve dhe mjetet e punës për profesionet e saldimit, ngrohjes qendrore dhe zdruktharisë.
Kjo gjë u bë e mundur falë projekti të UNDP-së, Zhvillimi i Integruar Territorial 2 i njohur si InTerDev2, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Përndryshe të aftësuarit kanë ndjekur trajnimet në Qendrat për Aftësim Profesional në Ferizaj dhe Gjilan, qendra këto që janë në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Republikës së Kosovës.
Kurse në këtë ceremoni të ndarjes së certifikatave nga Komuna e Vitisë, kanë marrë pjesë zëvendëskryetari i kësaj komune, Hasan Aliu dhe Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal.