DYLON

Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri Hasani premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur sot në takime të ndara gratë e Krushës që merren me në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve dhe përfaqësueset e komitetit të grave të verbra të Kosovës.

Ministri Hasani iu ka ofruar mbështetje grave të Krushës në rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit si dhe ndihmë për rritje në punësim.

Hasani ka theksuar se ministrinë që ai e drejton do t’i ketë në vëmendje gratë e Krushës duke vazhduar mbështetjen për biznesin që bëjnë duke rritur eksportin e prodhimeve vendore.

EkoHigjiena

Hasani ka thënë se gratë e Krushës janë inspirim për shumë gjenerata, pavarësisht humbjes së kryefamiljarëve, sepse nuk janë dorëzuar dhe kanë vazhduar punën me shumë sfida.

“Gratë e Krushës janë shembull i sakrificës dhe suksesit, pavarësisht vështirësive që kanë pasur kanë arritur të krijojnë biznes. Në kuadër të prioriteteve që i kemi si ministri do të punojmë shumë që gratë e Krushës të kenë edhe rritje të eksportit dhe prodhimet e tyre të kenë shtrirje sa më të madhe në Kosovë dhe rajon”, ka thënë ministri Hasani.

Në takimin me përfaqësueset e grave të verbra, ministri Hasani ka thënë se janë një kategori që janë lënë pas dore dhe nuk kanë gjetur mbështetje.

Hasani iu ka premtuar se do ta kenë mbështetjen e tij për të pasur mundësi që produktet artizanale që i krijojnë t’i promovojnë dhe t’i shesin me ndihmën e institucioneve të Kosovës.

Po ashtu, Hasani ka thënë se do të punojnë që të drejtat e tyre, që janë të garantuara me ligj, të zbatohen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.