DYLON

Mbahet takim i nivelit të lartë në mes të FSK-së dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Mbahet takim i nivelit të lartë në mes të FSK-së dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) nën kryesimin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot u zhvillua takimi i dytë zyrtar, në mes të lidershipit të FSK-së dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s(NALT) për Ministrinë dhe FSK-në.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, fillimisht theksoi rëndësinë e këtij takimi ndërmjet udhëheqësve të FSK-së dhe NALT-it, si organizatë dhe mekanizëm që punojnë shumë ngushtë bashkërisht, si dhe me një koordinim të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, e gjithashtu për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me NALT-in, si dhe avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

EkoHigjiena

Drejtori i NALT-it, gjenerali Hoffmann, në fjalën e tij u interesua rreth pozicionit aktual të FSK-së, aktiviteteve dhe planeve për të ardhmen.

Ndërsa, zëvendës komandanti i KFOR-it, gjenerali Csombock u fokusua në ndërveprimet e suksesshme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së, sidomos në ushtrimet e përbashkëta fushore. ​

Ky ishte takimi i dytë me radhë i udhëheqësve të FSK-së dhe NALT-it, i cili mbahet me qëllim informimi, koordinimi dhe harmonizimi të aktiviteteve të përbashkëta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.