Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë, nga projekti i fituar në kuadër të programit nga UNMIK-u, sot ka përuruar klasën e re të artizanateve në Kamenicë.
Kjo klasë, ushtrimi i veprimtarisë i së cilës bëhet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, do të ofrojë hapësirën e duhur për të rinjtë e të rejat e interesuara në fushë ne rrobaqepësisë si dhe fushave të ndërlidhura me këtë.
Në të njejtën kohë, në kuadër të veprimtarisë së KVRL-së në Kamenicë, do të ofrohen edhe kurse të gjuhëve të huaja si dhe kurse në fushën e teknologjisë. /2LONLINE/